Në Ukrainën lindore ka nisur konflikti i armatosur mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Përplajsa ka ndodhur në rajonin e Donbasit, ku ushtria ukrainase raportoi se forcat e mbështetura nga Rusia sulmuan një fshat në rajonin e Luhansk, duke goditur dhe një kopsht fëmijësh. Për këtë përplasje reagoi edhe Rosemary DiCarlo, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila dënoi shkeljen e armëpushimit në zonën e Donbasit.