Top Channel/ “Izraeli do ripushtojë Gazën”/ Mediat afër Netanjahut: Ka miratimin e Trump!
05/08/2025 12:05

Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë, tha agjencia e ushtrisë izraelite që kontrollon ndihmën. “Ky vendim synon rritjen e volumit të ndihmës që hyn në Gazë dhe njëkohësisht ul varësinë nga shpërndarja e ndihmave nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha agjencia më 5 gusht. Zyrtarët e OKB-së dhe palestinezët thonë se nevojiten që çdo ditë të hyjnë afër 600 kamionë me ndihma në Gazë në mënyrë që të plotësohen kërkesat humanitare shifër që Izraeli lejonte që të hynte në territorin palestinez para nisjes së luftës. Mes mungesës së theksuar të ushqimeve Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se do të përditësojë edhe planin e luftës së Izraelit në Gaza. Transmetuesi izraelit Channel 12 dhe gazeta Jerusalem Post cituan zyrtarë në zyrën e Netanyahut të kenë thënë se "strategjia e përditësuar" do të ishte ripushtimi i të gjithë Gazës, duke përfshirë zonat në Qytetin e Gazës ku ushtria beson se po mbahen pengje. Kabineti pritet të mbidhet gjatë kësaj të marte për të miratuar planin. ministria e jashtme e Autoritetit Palestinez e denoncoi planin dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë për të shtypur çdo pushtim të ri ushtarak. Netanyahu po përballet me presion në rritje të brendshëm dhe ndërkombëtar për të sjellë pengjet e mbetura në Gaza dhe për të lejuar shumë më tepër ndihmë në territorin e uritur. Netanyahu deklaroi më herët se objektivat e luftës së Izraelit mbeten "mposhtja e armikut, lirimi i pengjeve tona dhe premtimi se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin".

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04