Top Channel/ Itali, “çmontohen” bandat e Ndrangehta-s, njëra furnizohej me drogë nga Eldi Dizdari
03/05/2023 21:14

Operacioni i koduar Eureka i policisë italiane kundër mafias Ndragheta ka çuar në pranga 108 persona, nga 150 të shpallur në kërkim në 8 vende të Europës. Sipas mediave italiane ky është padyshim operacioni më i madh i kryer ndonjëherë kundër mafies, në të cilin u përfshinë më shumë se një mijë policë në Gjermani dhe tre mijë në Itali, ndërkohë që kontrolle ka pasur edhe në Spanjë, Portugali, Francë, Rumani dhe Slloveni. Të arrestuarit janë nën hetim për trafik ndërkombëtar droge në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal dhe trafik armësh. Prokurorët hodhën dritë për lidhjet e tyre dhe dolën në konkluzionin se pjestarët e grupit mafioz furnizoheshin me kokainë nga Amerika e Jugut dhe në më pak se 2 vite futën 6 ton kokainë në Itali. Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugit nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai. Matoshi sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) – një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro. Ai u arrestua në Dubai, por pas lirimit të tij, është ende e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga drejtësia italiane, por deri më tani Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe. Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi. Milionat euro të ‘Ndrangheta-s do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani. Hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2019. Hetuesit zbuluan funksionimin e tre bandave kriminale që synonin trafikun ndërkombëtar të drogës, të cilat i kishin bazat e tyre në Itali si dhe jashtë saj. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
DIGITALB DIGITALB