Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se kishte pasur mundësinë të bisedonte me njërin nga të mbijetuarit e tragjedisë së ndodhur mëngjesin e sotem në Bullgari. Ai i ka shpjeguar se kur ndodhi aksidenti kanë qenë në gjumë; vetë u zgjua i tmerruar nga përplasja e britmat. Burri tha se kanë mundur të thyejnë një xham e të shpëtojnë disa persona.