Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03/2026 19:51

“Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë”, paralajmëron Avokati i Popullit: Do inspektojmë institucionet e drejtësisë Gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Avokati i Popullit Endri Shabani ka paralajmëruar se do kërkojë inspektime pranë institucioneve të drejtësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që zvarrisin çështjet. Nga ana tjetër Shabani deklaroi se pas protestave i është kërkuar policisë të informojë Avokatin e Popullit se cili është protokolli që ka ndjekur në protesta për përdorimin e gazit dhe ujit por policia ende nuk është përgjigjur. Anila Hoxha: Zoti Shabani gjatë takimit që patët në Gjykatën e Strasburgut ju ngritët shqetësimin për tejzgjatje të proceseve në Shqipëri dhe për një faturë afro 40 milionë euro të proceseve gjatë 10 viteve. Ju pretendoni një avokat populli aktiv dhe jo thjesht vëzhgues, si mund të funksionojë kjo? Dhe për çfarë ankohen qytetarët Shqiptarë tek Avokati i Popullit? Endri Shabani Avokat i Popullit: Çështja e pronave është e para që ankohen. Edhe një çështje tjetër problem është zvarritjet e gjyqeve që e kthen këtë të drejtë në një iluyore. Ne përpiqemi të vendosim bashkëpunim me ILD, KLP dhe KLGJ që ata gjyqtarë të cilët përtej arsyeve objektive abuzojnë me pushtetin e tyre duke mos zbardhur vendimet, që ata të mos promovohen në mënyrë që shqiptarët atë të drejtë që u jep kushtetuta ta gëzojnë. E dyta, ankohen për pensionet dhe ndihmën ekonomike, skemën e strehimit dhe bonusin e qerasë. Në një nga ankesat kryesore që qytetarët kanë është e drejta e pronës dhe kjo është fatkeqësi që edhe pas 36 vitesh nuk e gëzojnë të drejtën e pronës. Në disa raste shkojnë në Strasburg për të gjetur të drejtën e pronës, ndaj roli i Avokatit të Popullit të jetë në mbrojtje të qytetarëve. Në disa raste këto vendime të Strasburgut që janë në avantazh të qytetarëve nuk zbatohen dhe ndaj ne mund të luajmë një rol për të monitoruar për zbatimin e vendimeve të Strasburgut dhe e dyta për të raportuar Anila Hoxha: Meqë jemi tek paraburgimi, Avokati i Popullit monitoron edhe institucionin penitenciar, cili është raporti midis të paraburgosurve dhe të burgosurve? Endri Shabani Avokat i Popullit: Një nga shqetësimet që ka ngritur KE edhe kur ishim në vizitë të Strasburg por edhe misionet që kanë ardhur në Shqipëri, është që ne kemi një raport shumë të lartë të të paraburgosurve në raport me të burgosurit. Që do të thotë nga 100 njerëz në burg, 60 prej tyre qëndrojnë aty pa një vendim të formës së prerë që do të thotë mund të jenë të fajshëm, por mund të jenë edhe të pafajshëm, por ne këtë nuk e dimë. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një apo dy por me një gabim sistemik. Vëmendja shkon përherë tek SPAK tek ai 5 përqind që adreson për krim të organizuar po politikanë të nivelit të lartë. Por harrojmë prokuroritë e rretheve dhe të ultat që merren në përditshmëri e qytetarëve po çojnë në burg njerëz që nesër mund të dalin të pafajshëm. Kjo ka një kosto sociale, ekonomike dhe vazhdimësi të mentalitetit represiv që në Shqipëri e kemi vuajtur. Kjo është beteja kryesore për të drejtat e njeriut. Nëse një shtetas shkon në burg të shkojë se ka një vendim të formës së prerë dhe nuk shkon se një prokuror e ka më kollaj ta çojë në burg dhe pastaj ta hetoj. Anila Hoxha- Avokati i Popullit ka publikuar raportin paraprak për protestën më të fundit ku ngrihet shqetësimi për protokollet e ndjekura. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00