Top Channel/ Inflacioni kërcen frikshëm/ Shkon në 5.7 përqind. Shkak rritja e çmimeve
08/04/2022 20:58

Rritja drastike e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre. Kjo ka bërë që inflacioni në mars të kërcejë në 5.7%, niveli më i lartë në 20 vite. Kjo normë inflacioni është shumë më e lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë 3%, por e pritshme bazuar edhe në projeksionet e vetë institucionit sipas të cilit vala e shtrenjtimit të çmimeve nuk do të ndalet as në pjesën e mbetur të vitit. Të gjitha mallrat thuajse janë shtrenjtuar këtë periudhë sipas statistikave, veçanërisht ushqimet kryesuar nga produktet bazë të shportës dhe karburantet për të cilat qytetarët shqiptarë kanë paguar ndjeshëm më shumë, çka bëri që qeveria të ndërhyjë për kufizimin e tyre përmes ngritjes së bordeve të monitorimit. Kostot janë rritur edhe për faturat e qirave, ujit e dritave si dhe ato kafene e restorante. Kriza e çmimeve do të vërë në vështirësi të mëdha edhe në vijim buxhetet e konsumatorëve shqiptarë që çojnë mbi 42% të shpenzimeve të tyre vetëm për ushqime, e duket se efektet e saj do t’i ndjejnë për një periudhë afatgjatë. Rritja drastike e çmimeve po godet fort konsumatorët duke rritur më tej kostot e jetesës së tyre.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41