Top Channel/Inflacioni godet depozitat/ Në nëntor inflacioni 3.1%, interesat në banka nuk kalojnë 1%
13/12/2021 20:03

Të mbash para të kursyera në ditët e sotme je i humbur. Kursimet e qytetarëve sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kanë arritur nivele rekord, por ato janë duke u zhvlerësuar për shkak se normat e interesit janë më të ulëta se norma e inflacionit. Inflacioni për muajin nëntor arriti në 3.1%, ndërsa interesat e depozitave nuk kalojnë 1%-in dhe në këto kushte çdo vit që kalon paratë e bllokuara humbasin vlerën. Për profesorin Mateo Spaho ky është momenti që qeveria të çlirojë ekonominë. Qytetarët sipas tij kanë shumë pak alternativa ku t’i investojnë paratë Sipas tij është shqetësues edhe fenomeni që bizneset nuk po i përdorin paratë për të investuar në ekonomi. Në Shqipëri, njerëzit mund t’i investojnë paratë e tyre kryesisht në bono apo obligacione thesari, të cilat normën më të lartë të kthimit e arrijnë deri në 3.5%. Në këto kushte shumica e qytetarëve si alternativë investimi shikojnë pasuritë e patundshme. Tregu i kapitaleve dhe bursat e aksioneve ende mungojnë në vendin tonë.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30