Top Channel/ Imamoglu, i arrestohet dhe avokati. Autoritetet turke tjetër goditje rivalit të Erdogan
28/03/2025 20:00

Lideri opozitar i Turqisë, Ekrem Imamoglu, e ka akuzuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se e ka kthyer Turqinë në “republikë të frikës”, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe duke shtypur kritikët. “Për vite, regjimi i Erdoganit është tërhequr prej llogaridhënies demokratike, ka heshtur mediat, i ka zëvendësuar kryetarët e zgjedhur me burokratë, e ka kontrolluar gjyqësorin dhe i ka manipuluar zgjedhjet”, ka shkruar Imamoglu përmes një kolumne të publikuar të premten në të përditshmen amerikane, New York Times. Imamoglu, 53-vjeçar, kryetar i Stambollit, është duke u mbajtur në burgun e sigurisë së lartë, Marmara, prej kur është arrestuar javën e kaluar, nën akuza për korrupsion. Ai përballet edhe me dyshimet për kryerje të veprave terroriste, të cilat i ka hedhur poshtë. Ndalimi i tij në Stamboll ka nxitur protesta kombëtare, meqë mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa qindra prej tyre, përfshirë gazetarë, janë ndaluar për pak kohë. “Arrestimet në shkallë të gjerë të protestuesve dhe gazetarëve në vjetët e fundit kanë dërguar një mesazh rrëqethës: askush nuk është i sigurt”, ka paralajmëruar Imamoglu. Ai e ka kritikuar edhe atë që e ka përshkruar si “heshtje” ndërkombëtare. “Çfarë për qeveritë qendrore në botë? Heshtja e tyre është shurdhuese”, ka shkruar ai, duke përmendur reagimet e liderëve amerikanë dhe evropianë. Burgosja e tij konsiderohet lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar të mbahet në vitin 2028.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30