Top Channel/ Irani kërcënon djalin e Trumpit, CNN: Shërbimi sekret është në dijeni të videos!
25/08/2026 13:17

Shërbimi sekret amerikan është në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se kërcënon jetën e djalit më të vogël të presidentit Donald Trump, Barronit. Lajmin e përcjell CNN, që thekson se mediat iraniane të linjës së ashpër kanë publikuar vazhdimisht materiale që kërcënojnë jetën e presidentit Trump dhe familjes së tij, pas vrasjes së ish-liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe shumë prej familjarëve të tij në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në muajin shkurt. Më herët ka pasur kërcënime ndaj Zonjës së Parë, Melania Trump, por kjo duket se është e para herë që shënjestër e tyre bëhet Barron. “Shërbimi sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbrohen prej nesh”, tha në një deklaratë për CNN zëdhënësi Nate Herring. “Për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë operacionale, ne nuk diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me informacionet e inteligjencës për mbrojtjen.” Videoja, e cila zgjat rreth tre minuta, nis me një grafikë në gjuhën angleze ku shkruhet: “Ku të vrasim Barron Trump?!”, ndërsa tregon vendet ku dihet publikisht se djali i vogël i Trump kalon kohë, përfshirë Trump Toëer në Nju Jork. Në fund të videos, narratori shton se njerëzit po “presin me padurim të marrin shpërblimin prej 10 milionë dollarësh”. Videoja u transmetua gjatë fundjavës nga transmetuesi iranian IRIB, një media shtetërore që konsiderohet e afërt me qarqet e linjës së ashpër brenda regjimit iranian, drejtuesi i së cilës emërohet drejtpërdrejt nga lideri Suprem i Iranit.

Top News – ‘Irani u përpoq të vriste djalin tim!’ Netanyahu rrit masat e sigurisë për familjen e tij
25/08 13:56
Top News – Kryeministri britanik, ‘koncert’ në Kiev/Burnham luan në kitarë: Rrit moralin e ushtarëve
25/08 13:45
Top News – SHBA heq Sirinë nga ‘lista e zezë’ / Nuk është më shtet që sponsorizon terrorizmin
25/08 13:32
Top News – ‘Dora e Rusisë’, Merz kërcënon: Ata që sulmojnë Gjermaninë do ta paguajnë
25/08 13:32
Top Channel/ Irani kërcënon djalin e Trumpit, CNN: Shërbimi sekret është në dijeni të videos!
25/08 13:17
Top Channel/ Siria heq “njollën e errët”, SHBA e heq nga lista e terrorizmit
25/08 13:11
Top News – Do të hedhë në erë fabrikat britanike / Rusia kërcënon me veprime ‘gjysmë-ushtarake’
25/08 12:49
Top News – Turqia, armiku i fundit i Izraelit / ‘Leva’ e Netanyahut për zgjedhjet që po afrojnë
25/08 12:06
Top News – Tornadoja ‘shqyen’ çatitë e shtëpive / Panik në Francë, shkatërrohen 300 ndërtesa
25/08 11:58
Top News – Oqeanet e botës po ‘vlojnë’ / Më të nxehta se kurrë më parë, temperatura 21.1 gradë
25/08 11:50
Top News – Forcë ushtarake kundër Iranit / SHBA s’e përjashton mundësinë, pavarësisht sanksioneve
25/08 11:47
Top News – Pyeti ChatGPT si të kryente krimin/ Grabiti bankën në Nebraska, prangoset 23-vjeçari
25/08 11:38
Top Channel/Nxehen oqeanet, rekord i të gjitha kohërave: 21.1 gradë, më të ngrohta se kurrë më pare!
25/08 11:30
Top Channel/ Angli-Rusi, tension i lartë. Burnham: Moska po na kërcënon
24/08 22:40
Top Channel/ Tërmeti katastrofik, 100 viktima, dhjetëra të zhdukur! Vijojnë kërkimet mes rrënojave
24/08 22:16
Top News – Izraelitët ‘zbulojnë’ Greqinë. Në 2026 rritet me 20 për qind numri i turistëve
24/08 20:20
Top News – Trump nuk heq dorë. Kërcënon sërish Kanadanë me tarifa të reja
24/08 19:30
Top Channel/ Trump trondit Kanadanë, rrit tarifat me 50% edhe për makinat dhe çelikun
24/08 19:21
Top News – Britania e Madhe në luftë me Rusinë / Kremlini kërcënon Londrën për raketat Storm Shadow
24/08 15:27
Top Channel/ Anglia i jep Kievit sekretet e Sclap, Kremlini: Po kërcënon paqen!
24/08 15:22