SHBA e ka hequr Sirinë nga lista e saj e shteteve sponsorizuese të terrorizmit pas 47 vitesh, duke rrëzuar atë që e quajti "barrierën e fundit" për investimet në sektorin privat në vend dhe riintegrimin e tij në ekonominë globale. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se ky veprim ishte në njohje të veprimeve pozitive të qeverisë siriane për t'u distancuar plotësisht nga aktet e terrorizmit ndërkombëtar. Administrata Trump ka mirëpritur presidentin e ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, një ish-militant i cili dikur kishte mbi kokë një shpërblim nga SHBA, si udhëheqës i një dege të al-Kaedës. Grupi i tij islamist, Hayat Tahrir al-Sham, u hoq gjithashtu nga lista amerikane e organizatave terroriste globale.