Top News – Oqeanet e botës po ‘vlojnë’ / Më të nxehta se kurrë më parë, temperatura 21.1 gradë
25/08/2026 11:50

Fundjavën e shkuar oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius. Studiuesit e klimës kanë mbetur të habitur veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024. Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash si jozakonisht të larta, që janë matur gjatë këtij viti. Sipas studiuesve, rekordi i ri vjen kryesisht si pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit. Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet një herë në disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në rajonet tropikale. Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16