Top Channel/Nxehen oqeanet, rekord i të gjitha kohërave: 21.1 gradë, më të ngrohta se kurrë më pare!
25/08/2026 11:30

Oqeanet e botës kanë shënuar temperaturën mesatare më të lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të Bashkimit Europian, Copernicus, më 22 gusht temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius. Rekordi i ri vjen në një periudhë të pazakontë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të oqeaneve arrijnë nivelet më të larta në muajt mars dhe prill, pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm, prej 21,09 gradësh Celsius, ishte regjistruar në mars të vitit 2024.Sipas klimatologut Stefan Rahmstorf, nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe qymyrit. Një tjetër faktor është fenomeni klimatik El Niño, i cili shfaqet periodikisht në Oqeanin Paqësor dhe sjell temperatura më të larta, veçanërisht në zonat tropikale. Sipas Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus, El Niño po i shton më tej temperaturat e oqeaneve. Ngrohja e vazhdueshme e oqeaneve po shton presionin mbi ekosistemet detare dhe komunitetet bregdetare. Një nga pasojat më të rënda është dëmtimi dhe shkatërrimi i shkëmbinjve koralorë në mbarë botën, i cili konsiderohet një prej rreziqeve kryesore të ndryshimeve klimatike. Sipas Copernicus, temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun për fenomene ekstreme të motit. Oqeanet më të ngrohta çlirojnë më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, duke krijuar kushte për reshje më intensive dhe stuhi më të fuqishme.Në të njëjtën kohë, një oqean më i ngrohtë mund të thithë më pak dioksid karboni nga atmosfera, e kjo dobëson një prej mekanizmave natyrorë më të rëndësishëm që ndihmojnë në kufizimin e ndryshimeve klimatike.

Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06