Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit. Deklarata e tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.