Top Channel/ I dënuar për përdhunimin e një vajze shqiptare, ish-ylli i Milanit akuza gjykatës
18/03/2024 18:39

Robinho nuk e pranon dhe kalon në kundërsulm. Gjatë një interviste për TV Record, ish-futbollisti sulmoi drejtësinë italiane, e cila në vitin 2022 e dënoi përfundimisht me 9 vjet burg për përdhunimin e një vajze shqiptare: “Kam luajtur për katër vjet në Itali dhe kam parë mjaft episode racizmi. Fatkeqësisht ndodh edhe sot. Ishte viti 2013, ne jemi ne 2024. Të njëjtit njerëz që nuk marrin asnjë iniciativë për të luftuar racizmin janë ata që më dënuan mua. Nëse në vendin tim do të kishte qenë një italian i bardhë, do të kishte qenë ndryshe, nuk ka dyshim” Kam parë mjaft racizëm kundër shokëve të mi të skuadrës, si Balotelli këmbënguli Robinho. Ata vuajtën shumë dhe kjo vazhdon ende sot. Çfarë bëri sistemi italian i drejtësisë? Asgjë". Për ish-lojtarin e Milanit këto janë ditë shumë të nxehta. Në fakt, më 20 mars, Gjykata e Lartë e Drejtësisë braziliane do të mblidhet për të vendosur nëse do të miratojë dënimin e Gjykatës së Lartë italiane dhe të përcaktojë vendin ku do të vuajë dënimin, duke qenë se mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Sipas mediave lokale ka shumë gjasa që Robinho të përfundojë në burg, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që gjyqi të nisë nga e para në Brazil. "Marrja në pyetje u bë një vit pas aksidentit, tha ai. Ishte viti 2014 dhe nuk po flisja me njerëz të besueshëm. Filluan me një histori shtatzënie pastaj vazhduan se donin 60 mije euro nga unë. Reagova duke qeshur se isha indinjuar. Nuk zhvatën asgjë nga meje. E dija qe nuk kisha bërë asgjë, se nuk kisha lënë shtatzënë asnjë grua, thjesht doja të dilja nga ajo situatë, sepse isha 100% i sigurt se ata po përpiqeshin të më zhvatnin", tha ish-futbollisti për Tv Record. Vendimi për ta dënuar u bazua në disa audio në të cilat ai fliste se sa e dehur ishte vajza. "Audiot ishin jashtë kontekstit, me njerëz që më ngacmonin, që donin të merrnin para. Në atë kohë kushdo që më kontaktonte po përpiqej të merrte diçka nga unë. Vajza bëri edhe testin e ADN-së”, tha më tej Robinjo. Pamjet: AFP

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36