Top Channel/ Hysaj: Ëndrra është Botërori! Më 26 mars super-dueli me Poloninë
23/03/2026 20:00

Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për ndeshjen vendimtare të play-off të Botërorit ndaj Polonisë, që do të zhvillohet të mërkurën më 26 mars në Varshavë. Sylvinho mblodhi grupin në stërvitjen e parë të javës, por jo të gjithë ishin të disponueshëm që në fillim. Mungesat e ditës ishin të pritshme. Gjimshiti, Pilo, Ismajlaj, Aliji, Cake dhe Julian Shehu gjashtë lojtarët që luajtën të dielën me klubet e tyre qëndruan jashtë stërvitjes me qëllim rikuperimi, siç është praktika standarde në punën e kombëtareve. Ata priten të riintegrohen në grup në ditët në vijim. Dy emra të tjerë munguan për arsye të ndryshme. Ramadani pritet të mbërrijë në darkë, pasi pret të bëhet baba, ndërsa Gripshi është gjithashtu në rrugë drejt kampit dhe pritet të bashkohet me skuadrën gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa Uzuni nuk ka mbërritur ende për shkak të udhëtimit të largët. Lojtarët e disponueshëm kryen një seancë me mini-lojë, duke dhënë shenjat e para të punës së Sylvinhos për ndeshjen ndaj polakëve. Asllani, që kishte shqetësuar pak tifozët gjatë javëve të fundit, u stërvit normalisht dhe duket se është në gjendje të mirë fizike, lajm i mirë ky për stafin teknik.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34