Top Channel/Homazhe për Madeleine Albright, mikja e shqiptarëve qe ndryshoi botën post-sovjetike!
24/03/2022 11:13

Homazhet kanë vërshuar për Madeleine Albright, sekretarja e parë femër e shtetit amerikan në histori qe ende sot njihet si “kampionia e demokaracisë”. Emigrantja ceke që u shndërrua në një veterane të politiëks së jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe që u ngjit deri në nivelin e kryediplomates në 1997-tën në qeverinë Clinton, u shua në moshën 84 vjecare nga sëmundja e kancerit. SHBA e kujton si politikanen që ndihmoi administratën e atëhershme amerikane të ravijëzonte një botë post-sovjetike, shqiptarët e kujtojnë si miken e tyre, dhe si një figurë instrumentale për t`i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë. Në vitin 1999 Albright mbështeti me forcë dhe këmbënguli për operacionin e NATO-s kundër Serbisë në konfliktin e Kosovës, edhe pa mandat të OKB-së, për t'i dhënë fund masakrës ndaj shqiptarëve. Gjatë kësaj kohe ajo u takua edhe me ministrin e Jashtëm gjerman Joschka Fischer, i cili më vonë u bë mik i saj. “Të paktë janë liderët që përshtaten aq mirë sa ajo me kohën në të cilën kanë shërbyer”, thanë në një deklaratë të tyre Bill dhe Hillary Clinton. “Madeleine e dinte se vendimet e politikës amerikane kishin fuqinë të ndryshonin jetën e njerëzve në mbarë botën, ajo e shihte punën e saj si një detyrim dhe si një mundësi", theksuan ata më tej. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshkroi Albright "si një forcë të lirisë; ish-presidenti i SHBA Xhorxh Ë Bush tha se ajo e kuptoi që në fillim “ rëndësinë e shoqërive të lira për paqen në botën tonë", ndërsa sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss, shkroi në Tëitter se “sot më shumë se kurrë, bota duhet të qëndrojë pranë vlerave të Albright”. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, shkroi se “jeta e Madeleine Albright ishte personifikim i ëndrrës amerikane – ngritja nga refugjate në Sekretaren tonë të parë të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj", u shpreh ai.

Top News- Gjiri i Klanit tërbon Trump, reprezalje kundër trafikantëve…i shpall grup terrorist
16/12 23:00
Top Channel/ Rusia nuk fal as për Krishtlindje, refuzon marrëveshjen
16/12 22:57
Top News- Shqiptari në pranga për herë të dytë, shiste drogë dhe me arrest shtëpie
16/12 22:55
Top News- Detaje tronditëse për vrasjen e regjisorit të Hollywood dhe gruas
16/12 22:46
Top News- Kush është gruaja më e fuqishme në Shtëpinë e Bardhë? Njeriu që bën zap Trumpin
16/12 22:45
Top News- Putin “jep lajmin e madh”, ja kur do tërhiqet nga lufta në Ukrainë
16/12 22:44
Top News- BE humb autoritetin, qeveria e re çeke hedh poshtë Brukselin…ndan rrugët
16/12 22:28
Top News- Paqe, me gjak e kosto për Ukrainën/ Zelensky nuk lëshon Donbasin-Mbrojmë territoret
16/12 19:04
Top News- Anija greke e kokainës/ U nis nga Amerika Latine, kapet nga francezët në oqean
16/12 18:52
Top News – SHBA, luftë me kartelet e drogës / Ushtria godet tre anije, vriten tetë narkoterroristë
16/12 17:42
Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
DIGITALB DIGITALB