Top Channel/ Himara, opozita ankimon zgjedhjet, kërkojnë të shpallen të pavlefshme
09/08/2024 22:29

Ndërsa Vangjel Tavo është tashmë i zgjedhuri i qytetarëve për të drejtuar bashkinë e Himarës, opozita nuk e pranon humbjen. Koalicioni Bashkë Fitojmë ankimoi në KQZ rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku Tavo mundi me mbi 1500 vota më shumë kandidatin kundërshtar, Petro Gjikuria. Në ankimimin zyrtar drejtuar KQZ, opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të votimeve në 36 qendrat e votimit në Himarë. “Koalicioni Bashkë Fitojmë, ka ardhur në dijeni të fakteve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qendrat e Votimit (36-QV) të Bashkisë Himarë” Në ankimimin e bërë, koalicioni opozitar ngre disa pretendime që sipas tyre i bëjnë këto zgjedhje të pavlefshme. Njëra prej çështjeve është mos lejimi për të votuar personat që u kishin skaduar kartat e identitetit. Më tej problem i ngritur janë edhe personat e paautorizuar në qendrat e votimit. “Mbi të gjitha, problemi madhor në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara dhe ky numër ishte mbi 6000 votues në Bashkinë e Himarës, ku në total rezultoi se votuan rreth 8500 zgjedhës”. Në radhët e opozitarëve që e ka njohur deri tani Vangjel Tavon si kryetar të Bashkisë është ish-kandidati Fredi Beleri që po vuan dënimin me burg për korrupsion, i cili nëpërmjet një letre i kërkoi kryebashkiakut të ri që të ndërtojë një gjimnaz grek në Himarë.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32