Sot, 38 vite më parë, në orën 03:30 të mëngjesit, regjimi komunist ekzekutoi me varje në Kukës mësuesin dhe disidentin Havzi Nela. Ai nuk u përkul para diktaturës. Që në vitet ’60, Nela kundërshtoi hapur regjimin, ndalimin e fesë, kolektivizimin dhe goditjen ndaj traditave shqiptare.