Top Channel/ Hashim Thaçi kërkesë Ramës nga Haga, rrëfimi i rrallë për luftën
10/09/2026 23:07

“Serbia e nisi luftën. Kosova u mbrojt nga shfarosja”! Me këto fjalë e nis rrëfimin e parë nga burgu i Hagës, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistën ekskluzive dhënë për Top Story të Grida Dumës, në Top Channel, Thaçi tregon si iu bashkua luftës për të shpëtuar Kosovën, ku Serbia po kryente gjenocid. “U ktheva në Kosovë nga Perëndimi, atëherë kur jo pak njerëz mendonin se Kosova po jepte shpirt. U ktheva për t'iu bashkuar rezistencës shqiptare. Tani po akuzohem sikur kthimi im paska ndikuar për të ndezur hovin dhe masivizuar rezistencën. Çdoherë dhe gjithë aktiviteti im ka qenë transparent, për popullin e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë”. Në rrëfimin e rrallë për Top Story, ish-politikani i lartë i Kosovë rikthehet shumë pas në kohë, në moshën 26-vjeçare, dhe kujton jetën si emigrant në Zvicër. “Isha integruar në jetën studentore dhe, deri diku, në atë sociale. Materialisht qëndroja mirë. Skijimin e përvetësova në nivel të avancuar. Palestër bëja rregullisht. Gjatë dimrit shkoja në pishinë, bëja not. Gjatë fundjavave ecja jo rrallë nëpër Alpet zvicerane dhe austriake. Kjo energji më ndihmoi shumë kur u ktheva në Atdhe; më dha kondicionin, qetësinë dhe mundësinë për të ecur me ditë të tëra pa u lodhur, duke përballuar pagjumësinë, etjen dhe urinë. Po të mos ndodhte rezistenca kosovare dhe pastaj intervenimi i ndërkombëtar, nëse do të mbijetonte, sot Kosova do të ishte pothuajse e shpopulluar nga si shumë njerëz në diasporë, edhe unë kontribuoja, por nuk isha pjesë e asnjërit prej fondeve të saj”. Kërkesën e Prokurorisë për ta dënuar me 45 vite burg për krime luftë, Hashim Thaçi e quan të padrejtë, ndërsa ka një kërkesë për drejtësinë e Hagës, e cila pritet të thotë fjalën e fundit më 16 shtator. “Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi. Të vërtetën e kanë parë gjyqtarët, realitetin e ka parë edhe bota. Tashmë u mbetet atyre të nxjerrin vendimin; është në duart e tyre”. Thaçi zbulon vizitat që kryeministri Edi Rama i ka bërë në burg, por nuk mungon dhe një mesazh për mikun e tij shqiptar. Ndërsa ka dhe një kërkesë për të. “Edi më ka vizituar disa herë. I jam mirënjohës nga zemra. Ai, pikërisht përmes reformave, ka vendosur ta bëjë Shqipërinë evropiane. Edi po e vlerëson besimin qytetar dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Po e dëgjon me vëmendje edhe kritikën. Hallall, nuk po dorëzohet përballë vështirësive. Shqipëria po ecën përpara. Pas dështimit të Kosovës për prezencë në samitin e Ankarasë, shpresoj që Edi të gjej ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrje e Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë”. “Isha i zotuar nga ana ime të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës”, thekson Hashim Thaçi në fund, i cili nuk pranon të komentojë nëse Presidenca e Kosovës dhe Presidentja Vjosa Osmani janë kërcënuar, pasi kanë refuzuar kontrolle nga Prokuroria e Hagës.

Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11
Top Channel/Dita e 13-të, nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
25/10 15:03
Top Channel/ I plagosuri do të kurohet në Itali/ Rama: U kujdesa të mjekohet në spitalin më të mirë
25/10 14:52
Top Channel/ Nis protesta në Tiranë, protestuesit e parë mblidhen të Ministria e Arsimit, policia…
25/10 14:43
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, “Audi” del nga rruga, plagosen nënë e bijë
25/10 14:33
Top Channel/ Protesta në Tiranë, mblidhen protestuesit e parë, autobotet pranë rrugës së Durrësit
25/10 14:28
Top Channel/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku
25/10 14:18
Top Channel/ Berisha për 28-vjecarin e plagosur në sy: Je Hero, kjo revoltë do t’i japë vendin e…
25/10 14:03
Top Channel/ Berisha publikon studimin:PD kontrollonte 48 përqind të pushtetit, Rama mbi 90 përqind
25/10 13:59
Top News- Ndryshon ligji për tubimet, Rama: Gjoba deri në 100 000 lekë të reja, dhe…
25/10 13:10
Top News- “Kush thyen, paguan”, Rama: Çdo protestues do përgjigjet financiarisht
25/10 13:10
Top News- Rama: Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia tek prindërit
25/10 13:10
Top News- Rama prezanton paketën ligjore: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet, dëmi paguhet
25/10 13:10
Top News- Rama: Dhunuesit asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të Berishës
25/10 13:09