Komisioni Europian pret koordinim efektiv dhe konsultime mes komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër - që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe. Zëdhënësja Anita Hipper, u shpreh se qëndrimi i bllokut për këtë cështje, është i qartë.