Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12/2025 19:51

SPAK mbylli hetimet për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili akuzohet për përgjim të paligjshëm, vepër e kryer në kuadër të një grupi kriminal. Ai u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme dhe qëndroi aty për rreth dy orë. Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se ka marrë në mënyrë të paligjshme informacione nga dosje hetimore nëpërmjet ndërhyrjeve në kompjuterët e disa punonjësve të sistemit të drejtësisë. Hetimi ka zbuluar se janë hakeruar kompjuterët e tre prokurorëve, me qëllim sigurimin e të dhënave sekrete që ndodheshin nën administrimin e SPAK-ut. Ngjarja u sinjalizua më 12 mars të këtij viti dhe hetimet çuan në arrestimin e dy personave: ish-zyrtarit të burgjeve, Zambak Gjoni, dhe ish-punonjësit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Arnold Rrokaj. Ky i fundit dyshohet se ka qenë personi që ka thyer kodet e sigurisë së kompjuterëve, ndërsa materialet e përftuara ia ka përcjellë fillimisht Gjonit, i cili më pas ia ka dërguar Ismailit. Edhe ndaj Gjonit dhe Rrokajt, SPAK-u i ka përfunduar hetimet për të njëjtën vepër penale, përgjim i paligjshëm i kryer në kuadër të grupit kriminal. Më herët, akuzat u janë komunikuar edhe dy të arrestuarve të tjerë, Arnold Rrokaj, si dhe ish-zyrtarit të Burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Sipas Prokurorisë së Posaçme, hakerët kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Megjithatë, nga verifikimet ka rezultuar se ata nuk kanë arritur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të teknologjisë së informacionit të SPAK-ut.

Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46