Top Channel/ Haiti, dy amerikanë mes të arrestuarve për vrasjen e presidentit!
09/07/2021 11:38

Grupi i armatosur që ekzekutoi presidentin e Haitit, Jovenel Moise përbëhej nga vrasës profesionistë, mes të cilëve kishte dhe dy shtetas amerikane si dhe disa ish pjesetarë te forcave te armatosura kolumbiane, thotë CNN. Teksa detaje të reja vazhdojnë të dalin në dritë mbi vrasjen e bujshme të kreut të shtetit Haitian në rezidencën e tij vazhdojnë të dalin në dritë, ende nuk ka shumë të dhëna mbi organizatorët dhe arsyen e sulmit. zyrtarët vendas thonë se 26 kolumbianët dhe dy amerikanët e përfshirë, ishin mercenarë. “të huajt erdhën në vendin tonë dhe vranë presidentin”, tha shefi i policisë, Leon Charles, në një konferencë për media. Ai konfirmoi se nga grupi, 15 kolumbianë dhe amerikanët haitianë janë prangosur tashmë, tre nga sulmuesit janë vrarë ndërsa tetë të tjerë janë ende në arrati. Dilema të mëdha rrethojnë sakaq edhe personelin e sigurisë së presidentit. Shumë kanë ngritur pyetjen përse rojet e tij nuk e mbrojtën Jovenel Moise, vdekja e të cilit e ka zhytur ne kaos vendin e varfër. Haiti ishte në krizë politike që përpara se Moise të merrte detyrën në 2017. Pas zgjedhjes së tij, Haiti u përball me protesta të vazhdueshme. Ai kishte qeverisur vendin përmes një dekreti pasi administrata e tij dështoi të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në tetor të 2019. Vendi nuk ka një parlament të zgjedhur.

Top Channel/ Plani i paqes, Zelensky takohet me amerikanët: Kemi detaje të reja!
26/12 12:16
Top News – Lumenj balte mbi Kaliforni / Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje të frikshme
26/12 12:03
Top News – Putin ‘i hapur’ për shkëmbim territori/ Mediat ruse: Si pjesë e marrëveshjes për Ukrainën
26/12 11:48
Top News – Më shumë raketa do të vijnë! Trump godet militantët e Shtetit Islamik në Nigeri
26/12 11:40
Top News – Japonia përgatitet për luftë me Kinën / Miraton buxhetin rekord të mbrojtjes
26/12 11:38
Top Channel/ SHBA sulmon Nigerinë, Trump: “I pata paralajmëruar për ISIS-in”!
26/12 11:35
Top Channel/ Gjermani, bashkimi familjar: Shqipëria e Kosova, ndër të parat për aplikime!
26/12 11:35
Top News – Zelenski shkon te Trumpi / ‘Shumë gjëra’ mund të vendosen para Vitit të Ri
26/12 11:32
Top News-Politikat e imigracionit në Gjermani/ Shqiptarët nuk ndalen, mes 5 kombësive më me aplikime
26/12 10:11
Top News- Vritet koka e kartelit të drogës në Meksikë/ SHBA: Kishte shpërblim 4 mln dollarë për të
26/12 10:00
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
DIGITALB DIGITALB