Pas fikjes së zjarreve, banorët e Varibobit në Greqi po numërojnë dëmet materiale që iu shkaktuan si pasojë e flakëve. Dëmi është i konsiderueshëm sepse ka djegur shtëpitë dhe makinat e tyre. Ndërsa situata duket më e qetë, zjarrfikësit janë duke qëndruar në gatishmëri për çdo ringjallje të mundshme të vatrave, ndërsa mjetet fluturuese janë duke vepruar akoma nga ajri. Në kryqëzimin e rrugëve Chalkidos dhe Chlois, zjarri dogji edhe shumë banesa, të cilët ishin shumë pranë me pyjet, por fatmirësisht nuk pati humbje në jetë njerëzish.