Në një valë masive solidariteti në më shumë se 100 vende turistike në të gjithë Greqinë, qytetarë, organizata të pavarura dhe shoqata për të drejtat e njeriut kanë bashkuar zërat e protestës në përkrahje të popullit palestinez, duke dënuar gjenocidin e vazhdueshëm nga Izraeli në Rripin e Gazës. Që nga pasditja, protestuesit e parë e bënë të ndjerë praninë e tyre jashtë Parlamentit grek në Athinë, ku kanë vendosur foto të fëmijëve nga Palestina që janë vrarë ose plagosur rëndë nga bombardimet dhe konflikti I armarosur.