Athina yzrtare ka ngritur sërish tonet ndaj marrëveshjes detare mes Turqisë dhe Libisë. Duke treguar një hartë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u përpoq të shpjegojë atë që Athina e konsideron problemin themelor të marrëveshjes detare mes Turqisë dhe Libisë: sipas tij, vija e përcaktuar mes dy vendeve sillet sikur ishujt grekë mes tyre të mos ekzistonin fare.