Top Channel/ Greqia kërkon punëtorë! Ka nevojë për 250 mijë punëtorë në turizëm, bujqësi e ndërtim
13/06/2022 19:40

Greqia është nevojë urgjente për krahë pune. Burime nga Ministria greke e Punës, thanë se sektorë të tërë të ekonomisë janë në krizë të thellë për shkak të mungesës së punonjësve dhe personelit të kualifikuar, ndërsa kanë dalë jashtë preventivave shumë projekte, pikërisht për shkak të rritjes drastike të kostos së krahut të punës. Mungesa të theksuara për krahë pune janë vënë re në sektorin e turizmit, ku nevoja urgjente për të mundësuar sezonin turistik të këtij viti llogaritet në 50-70.000 punonjës. Mungesë të theksuar për krahë pune ka edhe sektori i bujqësisë,i blegtorisë dhe akuakulturës ku nevojat llogariten në mbi 50.000 krahë pune,ndërsa sektori i ndërtimit pritet të hyjë në kolaps për shkak të mungesës së 150-160.000 punonjësish. Mungesa të mëdha kanë edhe sektorë të tjerë të ekonomisë,ku mungesa e krahut të punës jo vetëm ka ngritur në maksimum çmimet, por kanë stopuar investime strategjike në fusha si ndërtimi i projekteve të mëdha infrastrukturore dhe komplekseve të mëdha turistike. Kompani të mëdha të biznesit ndërkombëtar kanë shtyrë projektet e tyre për investime në Greqi, pikërisht për shkak të mungesës së personelit të kualifikuar. Situata duket se po përkeqësohet edhe për shkak të emigrimit të mijëra grekëve të moshave të aktive për punë, drejt Anglisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe Suedisë, vende në të cilat pagesat dhe kushtet e punës janë më të mira se në Greqi. Nevojat urgjente për punonjës deri tani ishin zgjidhur prej punëtorëve prej vendeve të Ballkanit që ishin pjesë e Bashkimit Europian si Bullgaria dhe Rumania,por tashmë krahu i lirë nga këto vende,por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, është spostuar direkt drejtë vendeve europiane, ç’ka ka shtuar së tepërmi vështirësitë për gjetjen e krahut të punës në vend. Si zgjidhje urgjente është parashikuar krijimi i një programi të posaçëm për lejimin e emigrantëve nga vendet e Afrikës Veriore ose lindja e largët, por deri tani duket se negociatat me vendet e Afrikës Veriore kanë ngecur për shkak të situatës së sigurisë në këto vende,ndërsa duket se vendet si Pakistani dhe India që kanë krahë pune, nuk dëshirojnë të kenë hemorragji të krahut të punës,të trembur se hapja e kufijve do t’u krijojë edhe atyre probleme në të ardhmen. Qeveria greke po përgatit një draft ligjor për krijimin e programeve të posaçme për tu mundësuar emigrantëve të hyjnë në vend me viza pune,por duket se edhe ky program po vërtitet sirtarëve të burokracisë nëpër ministritë përkatëse.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01