Top Channel/Greqia i shpëton mbikëqyrjes.Pas 12 vitesh mbyllet misioni i BE-së për kontrollin fiskal
20/08/2022 19:50

Me një mesazh televiziv kryeministri Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar qytetarëve mesditën e së shtunës duke e quajtur 20 gushtin ditë historike për Greqinë dhe grekët, pasi vendi del edhe zyrtarisht nga regjimi i Mbikëqyrjes së Përforcuar Evropiane. Mbyllet një cikël dymbëdhjetëvjeçar -ka thënë- ai që solli dhimbje për qytetarët, stanjacion në ekonomi dhe ndarje në shoqëri. “Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithçka tjetër që u imponua në emër të tyre: taksa të papërballueshme dhe shkurtimet e pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. Të gjitha këto për fat të mirë, i përkasin së kaluarës”, tha Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqisë. Mitsotakis ka përshkruar edhe disa plagë të tjera sipas tij që karakterizuan shoqërinë greke në këtë vite pas krizës ekonomike si fanatizmi politik, dhuna, zjarret, mungesa e besimit ndaj institucioneve , Agimi i Artë, populizmi dhe një kosto ekonomike mbi 100 mld euro. “Greqia sot është një Greqi tjetër. Ajo tregon rritje të lartë ekonomike dhe rënie të madhe të papunësisë, tashmë me 3 pikë në krahasim me vitin e kaluar dhe 5 nga viti 2019. Ndërkohë që, në të njëjtën kohë, qytetarët e saj tashmë janë liruar ose lehtësuar nga shumë taksa të vendosura në epokën e vështirë. Të gjithë paguajnë më pak kontribute dhe pothuajse të gjithë më pak taksë për pasurinë e paluajtshme. Paga minimale është rritur me 63 euro”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqisë. Të gjitha këto ka thënë kreu i qeverisë mes një sërë sfidash: nga inkursionet e emigrantëve në Evrope dhe agresioni i përhershëm i fqinjëve deri te pandemia globale dhe kriza energjitike e inflacioni prej luftës në Ukrainë.

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31