Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, personi i armatosur është futur brenda në institucion dhe e ka grabitur. Në njoftimin e policisë sqarohet se autori u fut në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë parash.