Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, vizituan këtë të premte kantierin e godinës së re të parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli. “Do të ketë sistem kamerash që do të identifikojë targat. Do të jenë të gjitha sipas standardeve. Rruga nuk do të ndryshojë shumë, do të zgjerohet. Do të shtohet korsia e biçikletave”, u shpreh Sako, teksa prezantoi ecurinë e punimeve në kantier.