Opera “Goca e Kaçanikut”, një nga shfaqjet më të suksesshme, që pati premierën në Tiranë në 1979 dhe për herë të parë u shaq këtë vit edhe në Kosovë, rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Vepra e kompozuar nga maestro Rauf Dhomi vjen për publikun artdashës në bashkëpunim me Operan e Kosovës, nën regjinë e Nikolin Gurakuqit si një homazh për Festën e Pavarësisë.