Alban Beqiri tërhiqet nga ndeshja me boksierin vendas nga Algjeria Ait Bekka në shenjë proteste ndaj gjyqtarisë e cila në dukje i dha avantazhin boksierit algjerian. Gazetari Endi Tufa që po ndjek Lojërat Mesdhetare, raporton se kjo tendencë detyroi trajnerin e tij Zef Gjoni te hedhë peshqirin ne mes te ringut dhe të tërheqë sportistin pa u zhvilluar raundi i tretë, me thirrjet: “T’ju vijë turp…” Kjo ishte ndeshja e fundit e boksierit shqiptar që eliminohet nga Lojrat Mesdhetare të Oranit në Algjeri.