Gjirokastra u kthye në një skenë të gjallë të traditës shqiptare, duke pritur koncertin “Fest Folk 2026”, të sjellë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.Artdashës, banorë të qytetit dhe turistë ndoqën nga afër një mbrëmje të mbushur me këngë, valle, ritme dhe kostume tradicionale, që përcollën pasurinë dhe larminë e folklorit shqiptar.