Mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Gjirokastrës ka çelur siparin edicioni i 6-të, i “Dropull International Short Film Festival”. Për herë të parë ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në Gjirokastër dhe Dropull. Përgjatë katër ditëve,në ekranin e madh të kinemasë do të shfaqen 30 filma konkurues,prodhime kinematografike nga Shqipëria,Kosova dhe Greqia. Pjesë e programit të festivalit është organizimi i workshopeve për filmin,animacionin,pikturën,etj me pjesëmarrjen e artdashësve të moshave të ndryshme.