Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe armëpushimin dhe garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ai deklaroi se Gjermania po shqyrton mënyrat se si mund të kontribuojë në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë dërgimin e anijeve për pastrimin e minave detare ose ofrimin e mbështetjes ushtarake për masat me të cilat është rënë dakord.