Në Gjermani, shumë spitale të vogla rrezikojnë ekzistencën, por ka edhe klinika të mëdha që përballen me vështirësi të shumta financiare. Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi.