Top Channel/ Gjenocidi grek ndaj çamëve! Përkujtohet në Kllogjer me dëshmi rrëqethëse
27/06/2025 20:23

Në Kllogjer të Sarandës, një nga territoret më të dhimbshme të kujtesës historike shqiptare, u zhvillua ceremonia përkujtimore në 81-vjetorin e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në këtë vendndalim simbolik të eksodit biblik të vitit 1944, dhjetëra qytetarë çamë, studiues dhe përfaqësues të komunitetit u mblodhën për të nderuar viktimat dhe për të ripohuar kërkesën për drejtësi dhe njohje ndërkombëtare të kësaj tragjedie historike. Sipas burimeve dokumentare të publikuara nga institucionet shqiptare dhe burime akademike ndërkombëtare, rreth 28,000 shqiptarë myslimanë u dëbuan nga Çamëria në vitin 1944 nga forcat e gjeneralit grek Napoleon Zerva, ndërsa 2,771 civilë u vranë pa gjykim. Ngjarjet që pasuan përbëjnë një kapitull të errët që ka lënë pasoja të thella në identitetin dhe të drejtat e komunitetit çam. Ceremonia e këtij viti solli edhe dëshmi të drejtpërdrejta, të dhëna nga zëra që e kanë përjetuar eksodin në fëmijëri ose që trashëgojnë dhimbjen dhe kujtimin përmes brezave. Fadil Nuriu, 90 vjeç, një nga dëshmitarët e mbijetuar të asaj kohe, solli kujtimet e tij si fëmijë me një saktësi rrëqethëse.

Top Channel/ Pensionistët, radhë në Postë, Pritje dhe sorollatje në Durrës
19/11 23:05
Top Channel/ 12 kg kanabis, një i arrestuar, Policia ndjek dy të rinj në autostradën Tiranë-Elbasan
19/11 23:04
Top News- Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota në solidaritet me ‘Flamingot’
19/11 22:29
Top News- Bllokohen anija me 16.8 tonë karburant në Durrës, dyshohet se do të nxirrej kontrabandë
19/11 22:13
Top News- Rrëshqitja e masivit shkëmbor në Bulqizë/ Rikthehet lëvizja në aksin Qafë e Buallit-Krastë
19/11 22:13
Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11
Top News- Grabitja e parave të pensionistëve / SPAK heton një grup kriminal dhe një…deputete
19/11 16:38
Top News/ Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit për hakmarrje, jepet pretenca pët autorin
19/11 16:37
Top News – Bonus fundviti për pensionistët. Diskutimet mbi shpërblimin, fond deri në 100 mln euro
19/11 15:40
Top Channel/ Kina, interes për investime! Ambasadorja kineze: Bizneset tona…
19/11 15:38