Top Channel/ Gjenerali iranian në funeralin e komandantit, paralajmëron hakmarrje!
06/04/2024 21:17

Një gjeneral i lartë iranian mori pjesë në funeralin e oficerit ushtarak Mohammed Reza Zahedi të shtunën, duke u zotuar se Irani do t’i përgjigjet sulmit ndaj konsullatës së ambasadës së tij në Damask, që vrau figurat kryesore nga Korpusi i Gardës Revolucionare. Bagheri, i cili është komandanti ushtarak i rangut më të lartë në vend, tha se sulmi nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Irani do të vendosë se si dhe kur t’i përgjigjet sulmit, sipas medias vendase Tasnim. Ai paralajmëroi edhe SHBA-në, duke e cilësuar përgjegjësen kryesore për sulmin në Damask. Deklaratat e Bagherit të shtunën u dëgjuan nga një turmë e madhe njerëzish, që ishin mbledhur në qytetin perëndimor të Isfahanit për varrimin e Zahedit. Videot nga agjencitë e lajmeve dhe media shtetërore tregojnë qytetarët që u mblodhën nëpër rrugë dhe iu afruan arkivolit të oficerit, që ishte dekoruar dhe qëndronte i hapur. Izraeli e ka intensifikuar fushatën e tij ushtarake kundër Iranit dhe grupeve të tij përfaqësuese në rajon që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi. Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri të lartë dhe përgatiten në mënyrë aktive për një sulm “të rëndësishëm” që mund të ndodhë brenda javës së ardhshme nga Irani që synon asetet izraelite ose amerikane në hakmarrje për sulmin në Damask, tha një zyrtar i lartë i administratës për CNN të premten.

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35