Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se situata e sulmeve në Sudan mund të përhapet në të gjithë rajonin dhe më gjerë, duke qenë se asnjëra nga palët nuk po tërhiqet. Teksa situata sa vjen e vështirësohet, ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të ushtrojnë ndikimin maksimal për të gjetur një rrugë të mesme të konfliktit.