Top Channel/ Gazetarja putiniane rikthehet në Francë, shkakton ‘furtunë’ brenda qeverisë
07/09/2026 21:42

Ish-drejtuesja e kanalit shtetëror rus Russia Today, Xenia Fedorova, do të rikthehet në ekranet franceze si komentatore, pavarësisht dëbimit të saj nga Franca dhe akuzave për përhapje të propagandës pro-Kremlin. Fedorova, e cila tashmë është pjesë e kanalit televiziv CNeës, në pronësi të miliarderit Vincent Bolloré, do të shfaqet në transmetim përmes videokonferencës, duke e anashkaluar ndalimin për të hyrë në Francë. Lajmi ka shkaktuar reagime në qeverinë franceze. Ministri i Jashtëm Jean-Noël Barrot, tha se ishte “shumë i befasuar” dhe “zemërthyer” që grupe të mëdha mediatike po u hapin studiot dhe hapësirat e tyre personave që, sipas tij, janë dëbuar me të drejtë nga Franca. Barrot e akuzoi Fedorovën se ka vepruar si një “agjente propagande e Kremlinit” dhe tha se autoritetet franceze e kanë dëbuar atë pas akuzave për përfshirje në fushata dezinformimi të orkestruara nga Rusia, me synim destabilizimin e rendit publik në Francë. Urdhri për dëbimin e Fedorovës u dha në fund të korrikut, pas muajsh polemikash lidhur me deklaratat dhe paraqitjet e saj publike në mbështetje të politikave të Vladimir Putinit. Autoritetet franceze vendosën gjithashtu ngrirjen e llogarive dhe aseteve të saj për gjashtë muaj. Megjithatë, ndalimi i hyrjes në territorin francez nuk e pengon atë të marrë pjesë në programe televizive nga distanca. Prezantuesi i CNeës, konfirmoi se Fedorova do të rikthehet në ekran përmes videolidhjes për të ofruar komentet dhe analizat e saj. Rikthimi i saj në median e kontrolluar nga Bolloré ka ngritur shqetësime në Francë për ndikimin e mundshëm në debatin publik, veçanërisht përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. “Pse të hapen studiot, të vihen në dispozicion rubrikat e gazetave dhe t’i jepen kohë mediatike dikujt që është provuar se po punon në shërbim të Rusisë kundër Francës dhe Bashkimit Evropian?”, pyeti ministri Barrot.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33