Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vazhdon me sulme të reja në Gaza dhe viktima të tjerëa. 14 anëtarë të stafit të agjencisë humanitare të OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, raportohet të ketë humbur jetën në këtë territory, ku sipas të njëjtës agjenci, nuk mjaftojnë më thasët për trupat e të vdekurve. Bilanci i viktimave atje numëron tashmë 2700. “Gaza qështë në prag të katastrofës”, paralajmëron UNRWA. Prej 5 ditësh, enklava është pa energji, pa ujë, pa shërbimet shëndetësore e ushqimet gjithashtu po mbarojnë, theksohet në njoftim.