Top Channel/ Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend, zgjati dy ditë
21/12/2025 20:03

Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar Kupa e Republikës për garat me biçikleta elektrike, një aktivitet i ri sportiv që shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit alternativ në Shqipëri. Gara e tipit Cross Country u zhvillua në terren malor dhe kodrinor, në një etapë dyditore, që lidhte Tiranën me Beratin dhe anasjelltas. Dhjetëra çiklistë nga kategori të ndryshme morën pjesë në këtë sfidë, duke përballuar kushte të vështira terreni, por edhe peizazhe të veçanta natyrore. Finalja e Kupës u mbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kryeqytet, ku u vlerësuan fituesit dhe pjesëmarrësit më të spikatur. Për garuesit me eksperiencë, ky aktivitet përfaqëson një moment historik, pasi për herë të parë garat me biçikleta elektrike përfshihen në kalendarin zyrtar të kampionateve në Shqipëri, duke hapur rrugën për një kategori të re sportive. "Jam i gëzuar që fitova hera e parë që organizohej kupa e republikës. Terreni ishte shumë i bukur me kodra dhe male zona e bleshit fantastike." "Është hera e tretë që marrë pjesë shpresoj të marrin dhe shumë të tjerë pasi është një ekpseriencë shumë e bukur" Organizatorët e konsiderojnë këtë Kupë si një hap të rëndësishëm me synimin që në vitet e ardhshme të ketë më shumë aktivitete dhe pjesëmarrje më të gjerë.

Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32
Top News- Ndeshjet në Nations League. Kombëtarja stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve
23/09 10:15
Top Channel/ Formacioni i kombëtares, zbulohen dilemat e trajnerit Maran
22/09 22:56
Top Channel/ Kombëtarja humb pjesët, dëmtohen Laçi dhe Pajaziti
21/09 22:53
Top News- Largimet e Rrahmanit e Hadërgjonajt. Kosova, trajneri Foda jep versionin e tij të fakteve
21/09 15:21
Top News – Manaj dhe Ramadani. ‘Duam vendin e parë në grup në Nations League’
21/09 14:44
Top News- Broja e Bajrami jashtë…Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk i thirra
19/09 13:00
Top News- Nations League, Broja e Bajrami jashtë/ Risitë e kombëtares, Maran shpall listën
19/09 12:57
Top Channel/ Maran zgjedh 29 kuqezinjtë, kë riktheu dhe kë la jashtë liste
19/09 12:41
Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03