Top Channel/ Fundi i luftës së Ukrainës, Rubio bisedon me homologët europianë: Mirënjohës, por….
26/08/2025 10:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka diskutuar me homologët e tij europianë lidhur me përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në njoftimin e DASH shpjegohet se kryediplomati amerikan bisedoi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Në një njëjtën deklaratë pohohet se ministri ukrainas ka përcjellë mirënjohje në emër të vendit të tij për Rubion dhe përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes". Ai shtoi mgjithatë se garancitë e sigurisë për Kievin janë thelbësore. "Unë përsërita qëndrimin e Ukrainës se garancitë e sigurisë duhet të jenë konkrete, juridikisht detyruese dhe efektive. Ato duhet të jenë shumëdimensionale, duke përfshirë nivele ushtarake, diplomatike, juridike dhe të tjera", shkroi Sybiha në X."Të gjithë ndajmë bindjen se ushtria ukrainase është niveli themelor i çdo garancie të tillë, prandaj forcimi maksimal i saj është prioriteti ynë kryesor", nënvizoi ai. Trump, pas takimeve të vecanta që zhvilloi me shefin e Kremlinit, Putin, dhe më vonë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe me liderët europianë, i kërkoi Rubios të udhëheqë bisedimet që në qendër të tyre kanë garancitë e shumëkërkuara të sigurisë për Ukrainën.

Top News – Sherr mes të rinjve në Korçë. Grushtohet dhe goditet me sende të forta një prej tyre
14/04 11:41
Top News – Punësimi në të zezë. Fenomeni u ul në 2025-ën, por sërish mbetet problematik
14/04 11:34
Top News – Samiti i Diasporës. Rama u ofron ‘paketën e maleve’ emigrantëve
14/04 11:33
Top Channel/ “Më kërcënuan kur njoftova se do isha në foltore e PD”, mësuesja nga Kuçova: Do t’i…
14/04 11:16
Top News – Statistikat e pagave në 2025. Gjysma e shqiptarëve marrin më pak se 54 mijë lekë
14/04 10:25
Top Channel/ Momente paniku për 3 të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët
14/04 10:11
Top News – Vatrat e mashtrimit online. Aksioni ndaj Call Centerave, sekuestrohen 1 mln euro
14/04 10:06
Top News – Shkrumbohet shtëpia e pabanuar në Elbasan. Zjarri dyshohet i qëllimshëm
14/04 10:05
Top News – Gjendet i pajetë 55-vjeçari. Lushnje, shkak dyshohet konsumi i alkoolit
14/04 09:55
Top News – Një ushtarak ‘special’ për Shqipërinë. Trump nominon Eric Wendt për Ambasador në Tiranë
14/04 09:51
Top Channel/ Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari në Lushnjë, trupi dërgohet për autopsi
14/04 09:18
Top Channel/ Zjarr në një shtëpi private në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset
14/04 09:11
Top Channel/ Goditen disa “call-center” në Tiranë, në aksion dhe hetues të huaj
13/04 22:58
Top Channel/ ‘Shqiptarët janë zgjuar’, Noka në ‘Foltoren’ e opozitës: Protesta jonë ka vrarë frikën
13/04 20:34
Top Channel/ Baba Mondi “Nderi i Elbasanit”! Vlerësohet Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
13/04 20:15
Top Channel/ Tiranë, rusja padi ukrainases! Komisioneri kundër Diskriminimit: Shkak, lufta
13/04 20:10
Top Channel/ Porositë e Berishës për demokratët: Të kopjojmë opozitën hungareze
13/04 20:09
Top Channel/ Nis samiti i diasporës në Tiranë, Begaj: Jeni ‘mushkëria ekonomike’
13/04 20:08
Top News – Pengmarrja e 32 vjeçarit në Tiranë. Vetëdorëzohet në polici edhe i akuzuari i tretë
13/04 20:00
Top Channel/ “Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike”/ Begaj në samit: Jeni ambasadorët tanë në botë
13/04 19:57