Top Channel/ “Fshesa” e Trump! Administrata nxjerr planin, pushime masive nga puna
27/02/2025 22:51

Administrata Trump ka nisur zbatimin e një plani për uljen e numrit të punonjësve në agjencitë federale, duke nxjerrë një memo që udhëzon institucionet mbi mënyrën se si të kryejnë pushime masive nga puna Ky është një hap tjetër drejt zvogëlimit të stafit të qeverisë, një përpjekje kjo për të kursyer shpenzimet. Në memo, zyrtarët e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit dhe Zyrës së Menaxhimit të Personelit kërkojnë që agjencitë të identifikojnë pozicionet e punës që nuk janë të nevojshme dhe të bëjnë reduktime të konsiderueshme të stafit. Po ashtu, ato duhet të paraqesin planet për uljen e shpenzimeve dhe pasurive federale, si dhe të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët. Faza e parë e planit kërkon që agjencitë të dorëzojnë listat me pozicionet që nuk janë thelbësore për shërbimet publike. Po ashtu, kërkohet një plan për organizimin e punës dhe menaxhimin e stafit deri më 13 mars. Faza e dytë përfshin një vizion për përmirësimin e efikasitetit dhe produktivitetit, të cilin agjencitë duhet ta dorëzojnë deri më 14 prill dhe të implementohet deri në fund të shtatorit. Një masë e rëndësishme është kufizimi i punësimeve të reja, duke lejuar vetëm një person të ri për çdo katër punonjës që largohen. Pozitat që lidhen me sigurinë dhe shërbimet jetike, si dhe ushtria dhe shërbimi i postës, janë përjashtuar nga këto masa. Kjo nismë e administratës Trump synon të rrisë efikasitetin në operacionet federale, por ka shkaktuar shqetësim tek shumë punonjës, të cilët deri tani kanë pasur një siguri të konsiderueshme pune.

Top Channel/ SHBA propozon garanci sigurie për Ukrainën si NATO: Reagon menjëherë Moska!
23/11 11:21
Top Channel/ Çfarë janë dronët-varkë të Ukrainës: Shkaktuan fundosjen e anijes ruse në Mesdhe!
23/11 11:20
Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59