Protestat e gjimnazistëve, që kanë tronditur Francën për më shumë se një javë, po shënojnë një ngadalësim të dukshëm, deklaruan burime qeveritare për mediat franceze. Sipas tyre, protestat tashmë po përqendrohen vetëm në zona të caktuara, ndërkohë që dhjetëra shkolla vijojnë të mbeten të mbyllura.