Në prag të ndeshjes së fundit të të Ligës së Kombeve dhe ndoshta të fundit të tij nën drejtimin e skuadrës KuqeZi, trajneri i përfaqësueses Edoardo Reja rikthehet në klasiken e tij 3-52 me një sërë ndryshimesh krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë në Tel Aviv. Sipas gjasave, nisur edhe nga seancat e fundit stërvitore në prag të kësaj ndeshjeje, sulmi do t’i besohet dyshes Uzuni-Cikalleshi, duke lënë në stol të paktën për fillimin e takimit Armando Brojën