Aktivistët e flotiljes globale Sumud janë filmuar në portin izraelit të Ashdodit të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentët e shërbimit të brendshëm Shin Bet, ndërsa ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, i përbuz ata në mënyrë publike. Pamjet ngjallën polemika të shumta lidhur trajtimin e bërë pjesëmarrësve të misionit humanitar që u nis nga Turqia për në Gaza.