Në pallatin e kongreseve po mbahet Panairi i Librit dhe sot janë shpallur edhe fituesit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.