Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03/2026 22:31

Shqipëria është gati për duelin historik me Poloninë, me kuqezinjtë që do të ndeshen në Varshavë të enjten për një vend në finalen e play off-it që të dërgon në Botëror. Ekipi përfaqësues ka udhëtuar drejt Varshavës këtë të mërkurë, ku pas akomodimit në hotel, skuadra ka nisur seancën e fundit stërvitore. Në konferencën për mediat, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve, ndërsa kapiteni Gjimshiti tha se ekipi është gati për të realizuar ëndrrën e Botërorit. Nga ana tjetër, trajneri i polakëve, Jan Urban, e cilësoi këtë ndeshje si më të rëndësishmen në jetën e tij, duke shtuar se kuqezinjtë i kanë shkaktuar shpesh probleme Polonisë. 20:18 Formacioni i mundshëm/ Muçi dhe Mehmeti në stol, sulmin e udhëheq Uzuni, si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Polonisë Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e tretë dhe të fundit stërvitore përpara ndeshjes me Poloninë. Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, ka mësuar se rreshtimi i mundshëm i Kombëtares do të jetë 4-3-3. 19:56 “Shqipëri-Poloni, 2-0 për ne”/ Pamjet kur triumfonin në ‘Qemal Stafa’ me polakët 73 vite më parë, kërkohet të përsëritet historia në Varshavë Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka shpërndarë pamje nga fitorja e 73 viteve më parë, që kuqezinjtë arritën në “Qemal Stafa” përballë polakëve me rezultatin 2-0, me golat që u shënuan nga Loro Boriçi dhe Refik Resmja. 17:53 “Na kanë shkaktuar gjithmonë probleme”/ Trajneri i Polonisë flet për duelin me Shqipërinë: Urojmë që nesër mos të ketë surpriza Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, foli sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, pak ditë para gjysmëfinales së play-off-it të Botërorit kundër Shqipërisë. 17:38 “Tifozët janë forca jonë”/ ‘Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes edhe nga të tjerët I pyetur për ekipin polak, trajneri Sylvinho u ndal veçanërisht te Lewandowski. Ai u shpreh se e adhuron yllin e Polonisë, por u shpreh se ekipi duhet të ketë kujdes edhe nga lojtarët e tjerë. 17:33 “E thashë dhe më parë, nuk duhet të qahemi”/ Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli përpara ndeshjes së parë të play off-it me Poloninë. Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u ndal te mungesat, duke thënë se nuk është koha që stafi të qahet, ndërsa nuk e ka zbuluar ende formacionin zyrtar që do të hidhet nesër në fushë. 17:25 “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”/ Sylvinho para ndeshjes me Poloninë: Një nga më të rëndësishmet, kam dy muaj që nuk fle gjumë Shqipëria luan finalen e parë për në Botërorin 2026, ku në Varshavë do të ndeshet me Poloninë. Pas arritjes në kryeqytetin polak, trajneri i Kombëtares kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat, ku tregon se çfarë pret nga ky takim. 17:16 “Do provojmë çdo gjë për këtë ëndërr”/ Dueli me Poloninë, Gjimshiti: Lewandowski? Fokusi ynë është vetëm fitorja Shqipëria luan finalen e parë për në Botërorin 2026, ku në Varshavë do të ndeshet me Poloninë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se ekipi është gati për këtë moment historik. 12:21 Ëndrra për Kupën e Botës, Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët Kombëtarja shqiptare udhëton drejt Varshavës për sfidën shumë të rëndësishme me Poloninë të vlefshme për gjysmëfinalet e playoffit të Botërorit 2026. Portieri i kuqezinjve ka folur për fifa.com në lidhje me këtë ndeshje, rëndësinë e trajnerit Sylvinho dhe shanseve për një kualifikim të mundshëm historik në fazën finale të Kupës së Botës. 10:24 Në mbështetje të Kombëtares/ Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e kësaj të enjteje ndeshjen më të rëndësishme të saj në këtë sezon teksa do të përballet me Poloninë për të bërë realitet ëndrrën Botërori 2026.

Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07