Top Channel/ “Filmi harroi…”! Historia e vërtetë e filmit “flutura në kabinën time”
01/03/2025 20:12

Ka jetuar 82 vite, është ende plot energji por edhe një memorie për ta patur zili. Lavdie Bishën aktoren e kinematografisë dhe teatrit “Petro Marko”, apo Ladon siç e thërrasin në Vlorë, e gjetëm përgjatë bregut të detit aty ku del çdo ditë për të bërë shëtitje. “Skena është si deti, kalbësirat i nxjerrë jashtë” thotë aktorja duke përmendur shprehjen e të madhit Kadri Roshi. Mes rrëfimeve për kinemanë dhe jetën e saj, aktorja kujton se si një episod tragjik i jetës së saj u bë skenar për filmin “Flutura në Kabinën time”. Pengu që i ka mbetur Lados nga i gjithë realizimi i filmit është fakti se ndryshe nga Luiza Xhuvani në film, ajo nuk u hodh nga makina për një dashuri, por për të mos rënë pre e përdhunimit. Ky moment që i la gjurmë në jetë nuk e pengoi të vazhdonte punën si aktore. Të shumtë janë ata që në Vlorë e njohin ende me emrin e romes në Filmin “Kur zbardhi një ditë”. Pasionin për filmin nuk e harroi as kur shkoi në emigrim në Greqi. Aktorja thotë se edhe në këtë moshë është gati të luajë filma sërish, ndërsa me krenari thotë se çmimin më të madh në jetë, ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës me mirënjohjen e tyre.

Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30
Top Channel/ Devolli zgjon historinë, kostumet popullore e mjeshtëria e amvisave pushtojnë Bilishtin
30/09 12:29