Roland Sejko ka ndërtuar dokumentarin “Filmi i Shtetit” përmes imazheve që vetë sistemi diktatorial prodhoi gjatë 45 viteve qeverisje, por duke i zhveshur nga propaganda, pa komente dhe pa ndërhyrje. Roland Sejko, regjisor - Duke i hequr zërin, spikerin e tmerrshëm dhe muzikën, duke i dhënë një kolonë zanore të re… në paradë imazhesh dhe zërash që besoja se mund të sillte të kundërtën e atyre emocioneve për të cilat këto imazhe ishin bërë. Imazhet e propagandës mund të sillnin një frymë distopike të atyre 45 viteve komunizëm. Dokumentari, që u shfaq premierë në natën e tetë të Festivalit Kombëtar të Filmit në Universitetin e Arteve, është bazuar tërësisht në materiale arkivore, që këtë herë transmetohen krejt ndryshe dhe larg përpunimit ideologjik.